Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Fjalët e fundit të Mihajlovic: “Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët të rriten”

Lapsi.al 20 June 2025
Fjalët e fundit të Mihajlovic: “Më vjen keq që nuk do

“Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët e mi të rriten.” Ishte një nga fjalitë e fundit të Sinisa Mihajlovic para se të vdiste. Të jep të dridhura dhe të shtrëngon zemrën. Efekti që krijon kur e dëgjon nga rrëfimi i bashkëshortes së tij, Arianna Rapaccioni, është edhe më i dhimbshëm. Tre vjet pas vdekjes së ish-futbollistit (i rrënuar nga rikthimi i një forme të rëndë të leukemisë), gruaja foli për sëmundjen e bashkëshortit, për mënyrën si e përballuan kur zbuluan se cila ishte shkaku i gjendjes së tij të keqe, për trajtimet e ndjekura me shpresë dhe frikë, për momentet më të dhimbshme të përjetuara në “atë udhëtim shumë të trishtuar nga Bologna në Romë, kur u bë e qartë se ishte fundi”.

Emocione të tilla të dhembin përbrenda edhe vetëm kur i përfytyron apo i dëgjon sërish, sepse kush është gjendur në situata të tilla e di mirë sa shkatërruese mund të jenë ankthi, dhimbja dhe ndjenja e pafuqisë.

Lexo më tej: Arianna Mihajlovic: "Bolonja e ka paguar Sinisan edhe pas ndarjes nga jeta"

“Pas vdekjes së Sinisës pata një reagim të çuditshëm – fjalët e ish-bashkëshortes, e ftuar te ‘Storie al bivio show’ me Monica Setta –. E përdora rrjetin social shumë, duke shtirur një lumturi që nuk ekzistonte. Ishte një mënyrë për ta përballuar dhimbjen. Por tani e kam kuptuar që Sinisa do të donte të më shihte të ecja përpara.” Të ecësh përpara, sigurisht. Është gjithmonë gjëja më e vështirë. Të duket e pamundur. Kthehesh prapa për të parë dhe nuk gjen më një copë të jetës sate (“e njoha Sinisën në një restorant roman te Gianicolo dhe ishte dashuri me shikim të parë”).

Diagnoza e tmerrshme dhe marrëveshja

Një dhimbje shumë e fortë ndjerë natën. Kalvari filloi kështu, në vitin 2019, ndërsa Mihajlovic dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Sardenjë. “Pas të gjitha kontrolleve zbuluam atë sëmundje shumë agresive. Diagnoza ishte e tmerrshme, por bëmë një marrëveshje: ta përballonim atë sëmundje të keqe së bashku dhe ta mundnim. Në fund të terapisë ishim të sigurt se ia kishim dalë. Momenti më i keq erdhi kur zbuluam rikthimin. Sinisa më pyeste gjithmonë: A do t’ia dal? I thoja po, nuk më ka parë kurrë duke qarë.”

Udhëtimi i fundit nga Bologna në Romë

“Tani nuk kishte më asgjë për të bërë.” Përgjigjja mjekësore ishte një goditje e tmerrshme në fund të një rruge me terapi shumë të rënda (“nëse nuk funksionon kjo, ka mbaruar”, tha Mihajlovic). Dhe rrëfimi i udhëtimit nga Bologna në Romë është po aq i dhimbshëm. “Sinisa heshti, më tha vetëm: Më vjen keq që nuk do t’i shoh fëmijët e mi të rriten. Pastaj u kthye në spital. Isha pranë shtratit të tij dhe më tha: Arianna, mbaj mend që të dua, tani do të jesh ti ajo që do t’i udhëheqë fëmijët tanë.” Dhe ajo pohoi me kokë, duke i dhënë premtim solemn se do të kujdesej për ta. “Pas pak më la dorën butësisht dhe u largua, i qetë, sepse më kishte besuar dashurinë dhe familjen e tij.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI