Flash

Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin apo të vrasë Ayatollahun?

Lapsi.al 20 June 2025
Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin apo

Nëse Presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran, do të fillonte një fazë më e rrezikshme e luftës.

Dhe nëse SHBA kryen atentat ndaj udhëheqësit suprem iranian, siç Trump ka nënkuptuar se mund të ndodhë, nuk ka garanci se pasardhësi do të ishte më miqësor. Sistemi klerikal autokratik i Iranit ka mbijetuar prej gati 50 vitesh, pavarësisht protestave të shumta.

Shkatërimi i objektit nëntokësor të Fordos nuk do të ndalte domosdoshmërisht programin bërthamor dhe mund ta shtyjë Iranin ta përshkallëzojë luftën.

Ja disa mënyra se si mund të zhvillohet lufta, sipas New York Times, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të angazhohen në sulm.

Iran mund të negociojë

Para sulmit të papritur të Izraelit, SHBA dhe Irani po diskutonin kufizime në pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes sanksioneve. Megjithatë, pas sulmit, negociatat ranë. Sërish, Irani ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të bisedojë.

"Nëse pas sulmit vjen një ofertë serioze, si heqje sanksionesh apo garanci paqeje, Irani mund të japë lëshime", tha Vali Nasr i Universitetit Johns Hopkins. Por Trump ka kërkuar vetëm "dorëzim të pakushtëzuar". 

Iran mund ta thellojë programin bërthamor

Edhe pse Fordo është në qendër të vëmendjes, disa spekulojnë se Irani mund të ketë objekte sekrete. Pavarësisht goditjeve dhe vrasjeve të shkencëtarëve, Irani aktualisht nuk ka kapacitet për të ndërthuar shpejt një bombë, por mund të përshpejtojë drejt asaj rruge.

Irani ka paralajmëruar mundësinë e daljes nga Traktati i Mospërhapjes Bërthamore, i cili i ndalon prodhimin e armëve bërthamore dhe e detyron vendin të pranojë inspektime. Deri tani, Teherani ngul këmbë se programi është për qëllime paqësore.

Lufta mund të zgjerohet

Irani deri tani ka shmangur sulmet ndaj objektivave amerikane për të mos e futur SHBA-në në luftë. Por nëse Trump godet, Irani mund të reagojë fuqishëm, duke përfshirë edhe mbylljen e ngushticës së Hormuzit.

Grupet aleate të Iranit në rajon, si Houthi-t, Hezbollah apo milicitë në Irak, nuk janë përfshirë akoma, por mund të aktivizohen.

Diskutimi për ndryshim regjimi

Trump tha se SHBA po shqyrton vrasjen e ajatollahut Khamenei. Netanyahu u shpreh se ndërrimi i regjimit mund të jetë rezultati i kësaj lufte. Por nëse Khamenei vritet, nuk ka siguri se regjimi bie.

Trupat e Gardës Revolucionare mund të marrin kontrollin dhe të vendosin një figurë më radikale. Disa frikësohen se Irani mund të zhytet në kaos apo luftë civile.

Populli iranian mund të ngrihet sërish

Netanyahu i bëri thirrje popullit iranian të ngrihet kundër regjimit. Protestat si "Grua, Jetë, Liri" në vitin 2022 tregojnë pakënaqësinë e madhe. Por në çdo rast, regjimi ka reaguar me dhunë brutale.

Disa iranianë fillimisht përshëndetën sulmet izraelite si dëshmi të dështimit të qeverisë. Por me rritjen e numrit të viktimave civile dhe panikun që ka përshirë qytetet, ndjenjat anti-izraelite po forcohen.

Rrjetet sociale iraniane janë mbushur me mesazhe patriotike kundër ndërhyrjes së huaj, edhe nëse jo domosdoshmërisht në mbështetje të regjimit.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Irani lëshon një paralajmërim për SHBA

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri për çdo “palë të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke kërcënuar me një përgjigje “të menjëhe...

19:48

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI