Flash

Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën!

Lapsi.al 20 June 2025
Berisha: SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të sotme ka komentuar kontrollet e zhvilluara ditën e djeshme në banesën e biznesmenit Ergys Agasi në Mullet. Berisha u shpreh se me kontrollet e zhvilluara u morën dy makina teksa shtoi se kjo nuk ka prekur as 1/10 e ekonomisë së ngritur nga droga dhe krimi.

Sa i përket lajmit të kontrolleve, Berisha u shpreh se ka qenë vetë Agasi që e shpërndarë duke ia thënë një gazetari. Sipas tij SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe kryeministrin Edi Rama.

"Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën. Çfarë qëndron aty?

Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.

Shashkat mos i pranoni, ju lutem. A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.

I tha një kolegut tënd gazetar... Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime. U duk ajo. Ergysi vetë..." tha ai.

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, të ...

11:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI