Flash

Vrasja e Dedjas dhe nënës së tij, SPAK përfundon hetimet për Çelën dhe Festim Qolin

Lapsi.al 19 June 2025
Vrasja e Dedjas dhe nënës së tij, SPAK përfundon hetimet

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin lidhur me vrasjen e Ervis dhe Fatmira Dedjas. Ervis Dedja u ekzekutua në vitin 2012, ndërsa nëna një vit pas tij. Si Çela dhe Qoli janë në kërkim ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer në një nga seancat në GJKKO se të dyja vrasjet në familjen Dedja janë porositur nga Festim Qoli, ky i fundit ishte mik i familjes së tyre. Qoli i kishte ofruar Dumanit dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e nënës së Ervis Dedjas.

Vrasja e saj u porosit pasi po hetonte nëpër gjykata vrasjen e të birit. Dumani ka ndarë detaje edhe nga plani fillestar për ta vrarë në varreza, i cili u nuk u realizua dot. Ai më pas ka rrëfyer se Talo Çela e ka goditur nënën e Dedjas disa herë me thikë në banesën e saj, duke e lënë të vdekur në vend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI