Flash

Tabaku: Progres zero për grupkapitullin e prokurimeve publike, tenderat jepen pa garë

Lapsi.al 19 June 2025
Tabaku: Progres zero për grupkapitullin e prokurimeve publike, tenderat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit se Shqipëria ka progres zero të grupkapitujve për prokurimin publik. Sipas saj, qeveria nuk ka treguar vullnet për të bërë reforma në sektorë të ndryshëm. Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave.

"Ligji për prokurimin publik nuk është ende rishikuar në përputhje me standardet europiane dhe me legjislacionin e Bashkimit Europian. Madje edhe kur opozita propozoi një paketë për prokurimin publik, që ta përafronte atë me standardet më të mira evropiane, qeveria refuzoi që ta zbatonte këtë gjë.

Tenderat publikë nuk kryhen përmes një gare të hapur, konkurruese dhe transparente përmes sistemit elektronik të prokurimit publik. Procesi mbetet i përjashtuar nga aplikimi i sistemit elektronik.

Ka një numër të lartë anulimesh në procedurat e prokurimit publik. Edhe këto lënë vend për manovra, por gjithashtu tregojnë edhe mungesën e transparencës. Përsëri kemi një mungesë transparence në aplikimin e teknologjisë informative në prokurimin publik dhe ka kosto të rritura për prokurimin publik, sidomos kur shumica e tenderave, të paktën 85% e tyre, jepen me 99% të vlerës së parashikuar. Kjo tregon mungesë udhëheqjeje, mungesë politikash, metodologjie, por gjithashtu edhe mungesën e aprovimit të një sistemi të miratuar elektronik.

Së fundi, përqendrimi i kontratave në disa biznese pa konkurrentë të huaj dhe në fakt, në shkelje të marrëveshjes. Këtu kolegët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me disa kontrata, për shembull, ajo për portin e Vlorës, e cila u dha pa një konkurrencë ndërkombëtare; gjithashtu porti i Durrësit, kjo kontratë përsëri u dha pa konkurrencë ndërkombëtare.

Po të shohim, ka shumë biznese europiane që janë lënë jashtë kësaj gare dhe Shqipëria kërkon të zbatojë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Këto janë çështje shumë të rëndësishme, sepse lidhen me kapitullin e 5-të të grupkapitujve për prokurimin publik, dhe gjithashtu këto janë çështje thelbësore sepse lufta kundër korrupsionit, në fund të ditës, do të thotë të mbrojmë sundimin e ligjit.

Ajo që ndodhi me fondet IPARD, me fondet e bujqësisë në Shqipëri, ku një shkelje në sistem zbuloi një skemë korruptive ku fondet publike u abuzuan, detyroi Komisionin Evropian të ndalonte 160 milionë euro të parave të taksapaguesve europianë, të cilat ishin abuzuar në Shqipëri.

Kjo ngre një shqetësim shumë të madh për mënyrën si funksionon ky proces, por gjithashtu edhe për decentralizimin e fondeve të BE-së në të ardhmen. Nëse duam ta marrim integrimin seriozisht, atëherë duhet të kujdesemi për reformat. Jo reformat në letër, por reformat që ndryshojnë realitetin. Kjo nënkupton rikthimin e transparencës, fuqizimin e institucioneve dhe monopolin e shtetit në lidhje me këto kontrata.

Të paktën dy ligje të veçanta u miratuan në Parlament, që japin kontrata për sektorë specifikë, por është koha që t’u japim fund pjesëve strategjike. Dua ta përfundoj duke thënë se të gjitha këto çështje nuk lidhen vetëm me një harmonizim specifik të ligjit shqiptar me atë të Bashkimit Europian, por të gjitha këto çështje lidhen me mungesën e vullnetit politik.

Gjatë viteve kemi parë edhe krijimin e komisioneve të mëdha, shumë prej tyre ambicioze, që në emër kanë pasur fjalën “reformë”. Por në raportin e fundit të Parlamentit Europian, në raportin e fundit për grup-kapitullin 1, tha se ky komision i veçantë për reformat nuk ka transparencë. Pra, mungon transparenca në çështjet kryesore, sepse po përpiqen të monopolizojnë sisteme të caktuara, përfshirë edhe drejtësinë.

Në fakt, realiteti flet vetë. Dhe realiteti ka treguar një progres zero. Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Dhe Shqipëria ka nevojë edhe për rezultate të qarta", tha Tabaku.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI