Mbappé në spital për gastroenterit
Kupa e Botës për Klube për sulmuesin nuk ka nisur ende dhe rrezikon ta humbasë të gjithën për shkak të problemit që e ka detyruar të shtrohet me urgjencë në Shtetet e Bashkuara. Mbappé ndodhet në një spital në Miami për t’iu nënshtruar kontrolleve pas një gastroenteriti akut që i ka shkaktuar probleme serioze: e humbi ndeshjen e parë kundër klubit saudit për shkak të temperaturës, por situata është më e rëndë nga ç’mendohej fillimisht dhe është dashur një shtrim në spital për analiza më të hollësishme. Ai nuk do të jetë me siguri në ndeshjen e dytë ndaj Pachuca dhe mund të mungojë edhe në takimin e tretë të grupit kundër Salzburg. Real Madrid u ka dhënë tifozëve një përditësim mbi gjendjen e francezit me një komunikatë zyrtare, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi çfarë po ndodh dhe për kohën e mundshme të rikuperimit. Gjithçka do të varet nga rezultatet e analizave që po i bëhen në spital dhe që do të japin një pamje më të plotë klinike. Pas kësaj, mjekët do të mund të vendosin trajtimin më të përshtatshëm për gastroenteritin akut që e ka ndalur Mbappé.Parte médico de Mbappé.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 19, 2025