Flash

Kultivonte bimë narkotike në Librazhd, arrestohet një person

Lapsi.al 19 June 2025
Kultivonte bimë narkotike në Librazhd, arrestohet një person

Policia ka vënë në pranga një person në Librazhd pasi kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë kanabis sativa. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës. Fidanët e kanabisit u asgjësuan nëpërmjet djegies.

"Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.

Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh.. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.", informoi sot policia.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do s...

08:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI