Flash

Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

Lapsi.al 19 June 2025
Bien shtrimet në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s. Rënie është shënuar edhe te numri i pacientëve të shtruar te spitalet psikiatrike.

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.

Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

INSTAT raportoi së fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.

Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca. Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.

Nga ana tjetër, shërbime të rëndësishme si radioterapia kanë shënuar rënie me 15% për periudhën janar-prill 2025, krahasuar me vitin 2024, duke kaluar nga 10,133 që u trajtuan vjet me seanca radioterapie në 8,662 pacientë.

Bie 15% numri i pacientëve të trajtuar me receta të barnave të rimbursueshme

Për periudhën janar-prill 2025 janë trajtuar 333,283 pacientë me recetat e barnave të rimbursueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i tyre ëhstë ulur 15%.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar për janar-prill rreth 3,8 miliardë lekë apo 31% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Në këtë periudhë janë pranuar listëtregues të barnave në vlerën 3,9 mld lekë, ose 253,5 mln lekë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (94%).

Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 51,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 20% e planit vjetor. Për janar-prill kanë përfituar nga fishat e diabetit 46,048 pacientë, ose 3,641 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024, përfituan përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.

Prej muajit gusht 2024 listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Pas shtimit të tyre në total numri i barnave nga lista e rimbursueshme arriti në 1,345 bana nga 1,191 që ishte më parë.

Barnat nga lista e rimbursueshme mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do s...

08:13

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI