Flash

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Lapsi.al 18 June 2025
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës merret në

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore.

Bislimi shkoi në ndërtesën e Prokurorisë Speciale në 09:30 dhe ende nuk dihet se në çfarë cilësie ai po intervistohet.

Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit.

Peci dhe Hoxha u intervistuan pasi autoritetet paraprakisht po më 27 maj kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agjencinë e Veterinarisë, si dhe në lokacionin e kompanisë përfituese.

Për cilën fabrikë bëhet fjalë?

Në Parkun Industrial në Drenas, dhjetorin e vitit 2019 kishte përfunduar ndërtimi i fabrikës, ku parashihej të përpunoheshin dhe asgjësoheshin nënproduktet shtazore.

Por, funksionalizimi i fabrikës – ndërtimi i së cilës kushtoi 7.7 milionë euro – nisi më 2024, kur u hap thirrja për kompanitë që të aplikonin për marrjen në shfrytëzim të saj dhe për të nisur punën në grumbullimin dhe kategorizimin e nënprodukteve shtazore.

U raportua se kompania kosovare LIP KS & IT SH.P.K. u përzgjodh për ta funksionalizuar fabrikën, me afat operimi për 20 vjet, përkatësisht deri më 2044. U tha se kjo kompani ishte regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) vetëm 5 ditë pas thirrjes për aplikim.

Kësisoj dyshohet se nuk u përmbushën kriteret që fituesi i kontratës të kishte përvojë 12 deri në 15-vjeçare në përpunimin e nënprodukteve shtazore, dhe të dëshmonte se në tre vjetët e fundit kishte përpunuar 20 mijë tonë të nënprodukteve shtazore.

Një ditë para kryerjes së bastisjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se ministri në detyrë Peci, pa ankand publik, ia ka dhënë me qira pronën për fabrikën për mbetjet shtazore një kompanie për 20 vjet.

PDK-ja tha se Ministria e Bujqësisë ka shkelur Ligjin për pronën publike, që tha se parasheh që pronat publike të jepen me qira vetëm përmes ankandit publik dhe jo më shumë se 15 vjet, përveç në rastet kur merre vendimi në Kuvendin e Kosovës./ REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI