Thashethemet për Lamine dhe Fati: “Por jemi vetëm miq”
Është një flirt i thjeshtë, ka diçka të ëmbël apo një marrëdhënie me shije deti që do të shuhet bashkë me verën? Asgjë nga këto, të paktën kështu thotë e reja e cila, për shkak të popullaritetit të pasqyruar nga jehona mediatike, ka marrë edhe vëmendje shqetësuese si fyerje, kërcënime dhe gjithçka tjetër që bën pjesë në bestiarin e “luanëve të tastierës”. “Nuk kam bërë asgjë dhe nuk kam vrarë askënd…”, thotë vajza. “Jemi vetëm miq”, ka rrëfyer vetë Yamal për një gazetar, duke mohuar të ketë ndonjë përfshirje tjetër. Këtë shpreson edhe klubi blaugrana, që i trembet implikimeve të tilla, po aq shpërqendrimeve dhe shumë shmangieve nga një regjim ushqimor aspak i shëndetshëm, pikërisht tani që karriera e Yamal është në prag shpërthimi: ta mendosh të hutuar dhe me mendjen diku tjetër është gjëja më e keqe që mund t’i urohet shoqërisë që (më në fund) ka rigjetur yllin e saj pas largimit të Lionel Messi-t.Fotot në det bashkë, në një xhiro me motor uji
Fajtorja ishte kopertina e revistës Lecturas, e cila në faqen e parë ka publikuar fotot e Lamine dhe Fati që qeshin dhe bëjnë shaka pasi kishin bërë një xhiro me një motor uji. “Relaksohet me një influencere tridhjetëvjeçare” është titulli i shërbimit të shpallur në ekskluzivitet mbi (të supozuarën) histori dashurie që do të kishte lindur së fundmi. Kujdes, megjithatë, vetë Yamal është nxituar të mohojë çdo lloj aludimi mbi shoqërimin me influenceren. Një gazetar ka arritur të kontaktojë lojtarin duke shkuar drejtpërdrejt te burimi i informacionit: ka treguar përmes llogarisë së tij në TikTok se lojtari i Barcelonës i kishte thënë që në fillim se “nuk ka një lidhje me Fati”.Lexo më tej: Lamine Yamal kritikohet ashpër nga profesor Bassetti: “Shikoni çfarë ha në Siçili”
Si qëndron e vërteta? Është po i njëjti reporter që thekson se Lamine “vazhdon të më sigurojë se mes tij dhe Fati Vázquez nuk ka asgjë”. Në fund të fundit, nga imazhet e shpërndara nga revista nuk del asgjë ndryshe. Nuk ka asnjë qëndrim (përkëdhelje apo diçka tjetër) që të lërë të nënkuptohet diçka më shumë. Të dy janë mbi një jaht “gjatë një udhëtimi që po bëjnë me miqtë, por nuk ndodh asgjë mes tyre”.A lo mejor son solo amigos, pero es turbio de cojones lo de Fati Vázquez (30 años) y Lamine Yamal (17 años). pic.twitter.com/Z1WZ6coc5p
— -1899- (@_Futbolero_) June 17, 2025