Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Macron: Sulmet po zhvendosen te objekte që s'kanë lidhje me programin bërthamor

Lapsi.al 18 June 2025
Macron: Sulmet po zhvendosen te objekte që s'kanë lidhje me

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësime se sulmet izraelite “po synojnë gjithnjë e më shumë vende që nuk lidhen me programet bërthamore dhe balistike të Iranit”, duke çuar në “një numër në rritje të viktimave civile”.

Lajmi vjen vetëm pak minuta para se policia e Iranit të njoftonte se ndërtesat e komandës qendrore ishin goditur nga një sulm izraelit.

Macron gjithashtu i kërkoi ministrit të tij të Jashtëm të bashkëpunojë me vendet e tjera evropiane për të negociuar një zgjidhje për t'i dhënë fund konfliktit, raporton Associated Press, duke cituar një deklaratë që zyra e presidentit lëshoi pas një 'takimi krize' në Paris.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI