Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Chivu, fjalimi për Asllanin e të tjerët në pushim: “Herët a vonë do t’a dhj*sin”

Lapsi.al 18 June 2025
Chivu, fjalimi për Asllanin e të tjerët në pushim:
Cristian Chivu bëri gjithçka për të motivuar Interin në debutimin zyrtar. Ai ndoqi ndeshjen e Kupës së Botës për Klube me shumë ngarkesë emocionale. Dha udhëzime dhe këshilla me vendosmëri të madhe, duke përdorur edhe shembuj mjaft “të gjallë” për të nënvizuar mënyrën më të mirë për të goditur Monterreyn në pikat e dobëta (“më herët a më vonë do bëjnë ndonjë marrëzi”).

Si shkoi debutimi i Chivu në pankinën e Inter

Trajneri i ri këshilloi, qortoi, inkurajoi dhe vendosi skuadrën në mënyrën e tij, i vetëdijshëm se do të duhet kohë (dhe përforcimet e duhura) që ekipi të përvetësojë më mirë idenë e tij për fushën dhe lojën. Disa ndryshime kishte krahasuar me përvojën e Simone Inzaghit, ashtu siç e shpjegoi vetë Lautaro Martinez kur foli për golin e pësuar pas një goditjeje standarde (“tani mbrohemi ndryshe nga më parë”). Pjesa tjetër do të vijë më pas, duke u kapur fort pas të vetmes gjë të mundshme: disiplinës së punës.

Të dhënat jo fort inkurajuese për goditjet në portë

Chivu nuk priste një skuadër të shkëlqyer: kompeticioni në Amerikë erdhi në fund të një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, jo pikërisht momenti ideal për një kalim nga një përvojë në tjetrën. Ai vetë ka qenë futbollist në nivel të lartë dhe e di sa e vështirë është në momente të tilla: pa një Inter të lodhur, me saktësi të ulët (vetëm 2 goditje në portë nga 15 tentativa gjithsej) dhe të zbrazur emocionalisht pas përpjekjes (edhe) në finalen e Champions League. Prandaj, duke përfituar nga një pushim freskimi gjatë ndeshjes kundër meksikanëve, ai i mblodhi lojtarët rreth vetes dhe i motivoi pa e zgjatur shumë me fjalë. Fitorja ishte aty, e mundshme. Por duhej shkuar ta merrej. Dhe është për të ardhur keq që mungon aftësia për të dhënë goditjen përfundimtare (rast flagrant i shpërdoruar nga Lautaro, që e çoi topin mbi traversë). Chivu u jep zikaltërve një detyrë të qartë, siç dëshmohet nga videoja e DAZN që përmbledh dialogun në ato momente dhe vë në pah fjalët e trajnerit.

Vendosmëria gjatë pushimit freskues

“Rifillojmë dhe më pas vendosemi – thotë Chivu –, pra mos humbim distancat, qarkullojmë topin”, është pjesa e parë e reflektimit të tij të thënë me zë të lartë dhe me grintë. “Kur i bllokojmë atje, më herët a më vonë do bëjnë ndonjë marrëzi”. Ishte një përpjekje e fortë për të dhënë një impuls tek grupi. Barazimi sigurisht që nuk mund ta kënaqë, por për tani, kjo është. Dhe nuk ka asgjë për t’u “turpëruar”, siç e thekson me po aq forcë në konferencë për shtyp pas një pyetjeje provokuese të një gazetari meksikan. Takimi i radhës: japonezët e Urawa (të shtunën, më 21 qershor në Seattle, ora 21:00 sipas orës italiane): do të duhet fitore me çdo kusht për të shpresuar në kualifikim dhe për të prishur planet e River Plate (në krye të grupit).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI