Botërori i Klubeve, zbatohet për herë të parë rregulli i ri
Në minutën e 82' të ndeshjes mes Ulsan dhe Mamelodit, Clement Turpin tregoi flamurin e goditjes nga këndi megjithëse topi ishte ende në duart e portierit të skuadrës afrikanojugore. Çfarë ndodhi? Arbitri i njohur francez zbatoi për herë të parë rregullin e “8 sekondave” në Kupën e Botës për Klube 2025. Bëhet fjalë për një rregull që IFAB-i e ndryshoi zyrtarisht në marsin e kaluar: organi që merret me vlerësimin e ndryshimeve të mundshme në rregulloren e futbollit në nivel global e hoqi humbjen e kohës nga portierët nga Rregulli 12.2: më parë ndëshkohej me goditje të tërthortë pas 6 sekondash, ndërsa tani do t’i jepet goditje nga këndi skuadrës kundërshtare. Një rregull që në të kaluarën nuk është zbatuar gjithmonë me përpikmëri, por që me këtë interpretim të ri pritet të merret më shumë parasysh.¡LA REGLA DE LOS 8 SEGUNDOS SE APLICA POR PRIMERA VEZ EN EL MUNDIAL DE CLUBES! ⏱️ El portero tardó en sacar y Turpin, siguiendo el reglamento, lo sancionó con córner en contra ?@FIFACWC | Todos los partidos gratis en https://t.co/yWCWbevPop #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/pH0ODfPP7m
— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) June 18, 2025