Flash

Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Lapsi.al 17 June 2025
Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet e fundit dhe konfliktin me Izraelin.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Trump, i ka kërkuar Iranit që të “dorëzohet pa kushte”, duke i dhënë mesazh të qartë me shkronja kapitale.

Më herët, Trump shkroi në Truth se Shtetet e Bashkuara kishin mundësinë për të ekzekutuar liderin shpirtëror, Ali Khamenei, po nuk kishin dashur që ta bënin këtë gjë.

"Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin”

"Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, tha Trump.

"Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI