Flash

Trump lëshon paralajmërimin: Evakuohuni të gjithë nga Teherani

Lapsi.al 17 June 2025
Trump lëshon paralajmërimin: Evakuohuni të gjithë nga

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum ndaj iranianëve në Teheran, duke u kërkuar të evakuohen menjëherë nga kryeqyteti i Iranit.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social Truth, Trump thotë se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen e tij për armët bërthamore.

Mbetet e paqartë nëse Trump ka dijeni për ndonjë operacion që pritet të ndodhë ndaj Iranit në vijim, teksa ky paralajmërim pa dyshim që do ndikojë te 10 milionë banorët e Teheranit, shumë prej të cilëve kanë nisur të largohen që dy ditë më parë.

"Irani duhej ta kishte nënshkruar “marrëveshjen” që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani", shkruan Trump.

Ky mesazh i Trump është rishpërndarë nga sekretari i shtetit Marco Rubio. Sakaq, në Teheran raportohet se janë dëgjuar disa shpërthime të forta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgj...

07:16

Nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, pë...

13:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI