Flash

Sulmet e Iranit, breshëri raketash në perëndim të Teheranit

Lapsi.al 17 June 2025
Sulmet e Iranit, breshëri raketash në perëndim të Teheranit

Izraeli ka sulmuar sërish me një breshëri raketash Iranin. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raporton se shpërthime të vazhdueshme dhe intensive dëgjohen në Teheranin perëndimor

Siç duket tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit.

Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Izraelitët po godasin objektiva të reja në Iran pas pretendimeve të Teheranit se kanë goditur zyrat e Mossadit.

Të këshilluara

Lufta Izrael-Iran, "fluturon" çmimi i naftës

Çmimet e naftës shënuan një rritje të ndjeshme të martën, ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri maksimale për shkak të mundësisë së ndërprerjeve në furn...

20:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI