Flash

REL: Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Lapsi.al 17 June 2025
REL: Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në

Izraeli ka paralajmëruar se sulme “të mëdha” në Teheran janë në ardhje, derisa presidenti amerikan, Donald Trump pritet të takohet me Këshillin për Siguri Kombëtare, pasi ka bërë thirrje për “përfundim të vërtetë” të sulmeve ajrore vdekjeprurëse që kanë këmbyer armiqtë e përbetuar për pesë ditë me radhë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë se ushtria e shtetit të tij do të lëshojë paralajmërime tjera për banorët e Teheranit, para sulmeve që pritet të kryhen më 17 qershor.

“Ne do të sulmojmë shënjestra shumë të rëndësishme në Teheran sot… ne do të vazhdojmë me goditje të rënda kundrejt Iranit”, ka thënë Katz.

Paralajmërimet kanë ardhur teksa mediat iraniane kanë raportuar për disa shpërthime në qytetin e Isfahanit, ku gjenden disa qendra bërthamore.

Ndërkohë, sirenat ajrore janë dëgjuar nëpër Tel Aviv, për t’i paralajmëruar banorët për ndonjë sulm të mundshëm iranian.

Teksa është larguar nga samiti i shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), të mbajtur në Kanada, Trump është shprehur i zemëruar ndaj Teheranit pse nuk ka arritur marrëveshje për programin bërthamor, i cili është duke u shënejestruar nga Izraeli, edhe pse Irani pretendon se e ka vetëm për qëllime civile.

“Nuk po kërkoj armëpushim, po kërkojmë diçka më të mirë sesa armëpushimi”, u ka thënë Trump gazetarëve duke u nisur nga Kanadaja për në Uashington, duke e lënë samitin ende pa përfunduar.

Presidenti amerikan ka thënë se qëllimi i tij është “një fund, një fund i vërtetë, jo armëpushim”.

Më herët gjatë 17 qershorit, ushtria izraelite ka thënë se e ka vrarë Ali Shadmanin, i cili është emëruar komandant i selisë qendrore Khatam ol-Anbiya, pas vrasjes së gjeneralit Gholam Ali Rashid në sulmet izraelite të 13 qershorit.

Irani nuk e ka pranuar vdekjen e Shadmanit, i cili ka qenë gjeneral në Gardën Revolucionare Islamike.

Selia është përgjegjëse për komandën operacionale dhe lideri i tij shërben si zëvendës-komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Iranit.

Trump është larguar nga samiti G7 më 16 qershor me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke paralajmëruar që “secili duhet të evakuohet menjëherë nga Teherani”.

“Irani do të duhej të nënshkruante ‘marrëveshjen’. U kam thënë ta nënshkruajnë. Çfarë turpi dhe humbje e jetëve njerëzore. Thënë qartë, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë disa herë”, ka shkruar Trump në rrjetin social, Truth Social.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN e ka cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se komenti për evakuim ka qenë presion për Iranin që të negociojë.

Edhe ushtria izraelite e ka lëshuar më herët një njoftim, duke u bërë thirrje banorëve të një distrikti të Teheranit që të evakuohen.

Izraeli deklaron se sulmet kundër liderëve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike, janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran.

Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael.

Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë./REL

Të këshilluara

Lufta Izrael-Iran, "fluturon" çmimi i naftës

Çmimet e naftës shënuan një rritje të ndjeshme të martën, ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri maksimale për shkak të mundësisë së ndërprerjeve në furn...

20:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI