Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

Lapsi.al 17 June 2025
Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Katër ekipe nga Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre për sfidat europiane që i presin në muajin korrik. Partizani, Vllaznia, Malisheva dhe Deçiq përballen me skuadra nga Estonia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019

Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.

Lexo më tej: Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.

Vllaznia ndaj një debutuesi: Daugavpils i “ndihmuar” nga skualifikimet

Shkodranët do të kenë përballë një emër të panjohur në skenën europiane: BFC Daugavpils nga Letonia. Ky ekip po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare dhe madje ky debutim erdhi jo falë rezultateve të arritura në fushë, por pas përjashtimit të Valmierës për shkelje financiare.

Daugavpils e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e pestë në elitën letoneze, larg zonës së zakonshme europiane. Klubi zhvillon ndeshjet në një stadium shumë modest me kapacitet jo më shumë se 3 mijë vende. Vllaznia do ta luajë sfidën e parë në shtëpi më 10 korrik, ndërsa udhëtimi drejt Letonisë vjen më 17 korrik.

Deçiq përballet me Sileksin, Malisheva ndeshet me Vikingur

Përfaqësuesit nga Kosova nuk e patën fatin me vete. Malisheva do të përballet me Vikingur nga Ishujt Faroe, një skuadër me përvojë të konsiderueshme në garat europiane, ndërsa Deçiq do të masë forcat me Sileksin nga Maqedonia e Veriut, një emër me traditë në kampionatin e vet dhe pjesëmarrje të mëhershme në kualifikime europiane.

Dinamo dhe Ballkani presin, e nisin garën nga turi i dytë

Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.

Në përgjithësi, shorti i sotëm nxori sfida të përballueshme për Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa Deçiq dhe Malisheva do të përballen me ekipe më të forta në letër. Fillimi i aventurës europiane për skuadrat shqiptare dhe kosovare do të nisë më 10 korrik me ndeshjet e para, ndërsa kthimet do të zhvillohen më 17 korrik.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI