Flash

Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29 mijë të rinj më pak

Lapsi.al 17 June 2025
Në 2024-n popullsia në moshën 0-29 vjeç u tkurr, 29

Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshën 0-29 vjeç u tkurr me 29 mijë e 300 banorë ose 4 për qind, gati trefishi i popullsisë së përgjithshme. Të dhënat tregojnë se numri i të rinjve është tkurrur në një vit në masën e bashkisë Kavajë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë një prirje të fortë tkurrjeje në çdo grup-moshë prej 0 deri 29 vjeç.

Numri i foshnjave (0-4 vjeç) nga 2023 në 2024 ra me 2,5 % duke pasqyruar normat e ulëta të fertilitetit, prej vitesh nën 1,5 fëmijë për grua.

Në grupin 20-29 vjeç numri i popullsie u tkurr me rreth 12 800 persona (gati gjysma e rënies totale). Kjo është mosha më e prirur të emigrojë për studime, punë sezonale apo kontrata të përhershme në BE.

Sipas “Youth Study 2024”, 1 në 3 të rinj shpreh dëshirë të largohet kryesisht për paga e standard jetese më të lartë; 1 në 5 synon të mos kthehet.

Tregu europian i punës, programet e mobilitetit (“Erasmus+”, vizat pune sezonale në BE, marrëveshjet MB-Shqipëri) veprojnë si faktorë që po nxisin më tej largimin e të rinjve.

Sakaq kalimi nga një grup moshë në tjetrën në tjetrën e bën rënien dukshëm më të thellë te 25-29-vjeçarët.

Maturantët e 2018-ës sot janë të punësuar kudo në tregun europian, pasi shumë prej tyre zgjedhin të largohen duke krijuar një boshllëk të madhe në tregun vendas të punës. Brezi i lindur më 1995-2000 (relativisht i madh) po dalin nga segmenti 20-24 vjeç, ndërsa hyrjet e reja 0-4 vjeç janë shumë më pak.

Tkurrja e fortë e të rinjve po vë në vështirësi shkollat pasi për shkak të regjistrimeve më të pakta mbyllen shkollat në zonat rurale, teksa tregu i punës po përballet me mungesë punonjësish në të gjithë sektorët që nga IT, turizëm, shërbime. Kjo mungesë po shkakton presion për rritjen e pagave dhe furnizimin me punonjës të huaj.

Financat publike pritet të përballen me shpenzime më të larta për skemat e pensioneve, në një kohë që numri i kontribuuesve do të vijë në rënie.

Tkurrja e grup-moshave 0-29 vjeç nuk është thjesht një statistikë, por paralajmëron transformime të thella në tregun e arsimit, në ekonomi dhe në strukturën shoqërore shqiptare. Tregu i punës në Shqipëri ofron ende paga më të ulëta se vendet fqinje, ndërkohë që mungesa e stafeve të kualifikuara (mësues, infermierë, inxhinierë) krijon spirale “brain-drain”.

Demografët lajmërojnë se nëse institucionet nuk veprojnë sot, duke venë popullsinë dhe rritjen e saj si prioritet, fenomenet lindshmëri-emigracion do të imponojë ndryshime shumë më të kushtueshme. Sakaq, Shqipëria rrezikon të përballet me një hendek të përhershëm, ku mungesa e kapitalit njerëzor do të kufizojë rritjen ekonomike dhe aftësinë për t’u integruar me sukses në tregun unik evropian./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84 lekë dhe do ...

08:04

Parashikimi i motit për ditën e martë

Përgjatë orëve të paradites territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgj...

07:16

Nesër nis rinumërimi në katër qarqe

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, pë...

13:56

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI