Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Komenti në DW/ Tani vetëm gjashtë, samiti i G7 edhe pa Trump

Lapsi.al 17 June 2025
Komenti në DW/ Tani vetëm gjashtë, samiti i G7 edhe pa Trump

Lajmet e fundit nga samiti i G7-s në Kanada: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, largohet më herët nga samiti i G7-ës dhe kthehet me aeroplan në Uashington: "Duhet të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur", tha Trump.

Lufta në Lindjen e Mesme, e cila hodhi hije samitin e G7-ës bëri që edhe politikani më i rëndësishëm në këtë samit të largohet vetëm pas një dite të samitit, pas një fotoje familjare dhe darkës. "Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani", thotë Trump. Gjëra të mëdha - "Gjëra të mëdha".

Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit të evakuohen

Pak më parë, Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e "kapaciteteve ushtarake" shtesë në rajon. Samiti i G7 është dëshmitar i një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Megjithëse, gjithçka kishte filluar harmonikisht në mëngjesin e së hënës: peizazhe malore, ujëra të rrëmbyeshëm dhe mikpritësi kanadez Mark Carney duke pritur kancelarin gjerman.

Askush nuk mund ta kishte menduar se prapë gjërat do të merrnin një kthesë tjetër falë Trump: "Shkëlqesia Juaj, Friedrich Merz", kështu e prezantoi një zëdhënëse kancelarin. Foto të bukura, shtrëngime duarsh. Carney e di që Merz është politikan i përshtatshëm për të mbajtur samite. Me Trumpin gjërat komplikohen.

Kurs afrimi me presidentin Trump

E pastaj shou i Trump. Gjithmonë e kam thënë se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga G8, sipas Trump. Po ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe një "person i quajtur Trudeau" e bënë këtë në atë kohë. Carney qëndron duarkryq dhe nuk kundërshton. Justin Trudeau, paraardhësi i tij si kryeministër i Kanadasë, as nuk ishte në detyrë në vitin 2014. Po nuk duket se kjo ka rëndësi. Përpjekje afrimi me Trump që në fillim të sesionit të parë të punës. Nostalgjia nuk është një strategji, thotë Carney; ndryshimi është i rëndësishëm. "Disa, ju, për shembull, Z. President, e kuptuat këtë herët dhe vepruat me guxim." Duket se kjo i pëlqen Trumpit.

Pastaj lajmi: Trump largohet herët nga samiti. Zëdhënësja e tij thotë se ai duhet të merret me "çështje të rëndësishme në Lindjen e Mesme". Izraeli ka nevojë për SHBA-në, jo për G7-ën. "Dhe Irani nuk do të fitojë. Shikojeni këtë", shprehet Trump ndërsa qëndron pranë Keir Starmer të Britanisë. Iranianët duhet të negociojnë para se të jetë tepër vonë. Starmer qëndron duarkryq, por me guxim vazhdon të flasë për uljen e tensioneve: "Ekziston një konsensus se duhet të ulim tensionet." Presidenti francez Emmanuel Macron i ofron Trump mbështetjen e tij për një iniciativë në Lindjen e Mesme. Ai ende nuk di asgjë për largimin e parakohshëm të Trump.

Trump nuk ka nevojë për të tjerët. Mesazhi i tijështë i qartë për Iranin: Do të ketë një marrëveshje. "Për Iranin do të ishte budallallëk të mos e nënshkruante", tha ai.

Çuditërisht, krerët e shteteve dhe qeverive - përfshirë Trump - ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Teksti, i publikuar nga Kanadaja pritëse, e përshkruan Iranin si "burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal" dhe thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Largimi i Trump e trazon samitin

Largimi i parakohshëm e trazon të gjithë samitin. "Po mblidhemi këtu në një pikë kthese në histori", tha Carney mëngjesin e fillimit të samitit. Pa e ditur ende se lufta në Lindjen e Mesme dhe Presidenti i SHBA-së do t'i shndërronin planet e Kanadasë për samitin të përgatitura me kujdes në plane që nuk funksionuan. Megjithatë, Carney shprehu mirëkuptim: "E falënderoj Presidentin Trump që është këtu.”

Të martën (17.06.) presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është për vizitë në raundet e samitit. Fillimisht ishte planifikuar të diskutonte për Ukrainën me Trump. Narendra Modi i Indisë po i afrohej Kanadasë kur u përhap lajmi për largimin e Trump. Situata globale tani përsëri ka ndryshuar. Lindja e Mesme kërkon angazhimin e presidentit të SHBA-së. Mosmarrëveshja për tarifat, madje edhe lufta në Ukrainë - në këtë ditë, gjithçka tjetër duket se po kalon në plan të dytë. /DW

Të këshilluara

Lufta Izrael-Iran, "fluturon" çmimi i naftës

Çmimet e naftës shënuan një rritje të ndjeshme të martën, ndërsa tregu i energjisë mbetet në gatishmëri maksimale për shkak të mundësisë së ndërprerjeve në furn...

20:39

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI