Flash

Ambasadorja izraelite: Irani mund ta ketë gishtin te këmbëza për Shqipërinë

Lapsi.al 17 June 2025
Ambasadorja izraelite: Irani mund ta ketë gishtin te këmbëza

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka folur për përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Në një intervistë për Euronews Albania, Peleg theksoi se kërcënimi që vjen nga Irani nuk është vetëm ndaj Izraelit, por përbën rrezik për të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Duke iu referuar mundësisë së një sulmi nga Irani ndaj Shqipërisë, ambasadorja u shpreh se kjo nuk do të ishte aspak çudi nëse ata do ti kishin gati kapacitetet për një gjë të tillë, pasi sipas saj edhe Shqipëria, ashtu si çdo vend tjetër, është e ekspozuar ndaj rrezikut. Ajo përmendi si shembull sulmin kibernetik të disa viteve më parë dhe paralajmëroi se çdo shtet mund të vihet nën kërcënim përmes formave të ndryshme nga Irani.

“Shikoni, nuk është nevoja që Shqipëra të bombardohet nga Irani. Nëse ata arrijnë kapacitetin, ju kërcënojnë. Mjafton t’ju kërcënojnë. Para dy vitesh e gjysmë, ose tre, ju sulmuan kibernetikisht dhe u përpoqën të shkatërronin shërbimet tuaja digjitale. Nëse mund t’ju kërcënojnë në mënyra të ndryshme për të ndikuar në qëndrimet tuaja në çështje të ndryshme, ata mund ta mbajnë gishtin në këmbëz dhe t’ju vënë në presion. Dhe pyetja është çfarë do të bëni ju? Nëse Izraeli është objektivi i Iranit, pse Irani po zhvillon raketa balistike që shkojnë dy herë më larg se Izraeli? Qartazi, kjo do të thotë se Izraeli nuk është synimi i tyre i fundit. Edhe Shqipëria mund të jetë në rrezik,” tha Peleg.

Sipas ambasadores Peleg, nëse Irani arrin të zhvillojë kapacitete të avancuara balistike apo bërthamore, ai mund t’i përdorë ato si mjet presioni apo shantazhi ndaj shteteve që nuk i konsideron aleatë ku theksoi se rreziku iranian është më i gjerë se sa perceptohet:

“Nuk është vetëm Perëndimi në rrezik nga ky shtet. Çdo shtet mund të kërcënohet nga ky regjim nëse ai ka mjetet. Prandaj, qëllimi është që ai regjim të mos i ketë këto kapacitete,” tha ajo.

Në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit ndaj Iranit, Peleg konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

"Operacioni u koordinua me amerikanët. Kemi marrëdhënie të mira me ta. Morëm mbështetje përmes furnizimeve të ndryshme nga ana e tyre. Çdo gjë është e hapur, s’ka asgjë për të fshehur. Izraeli ka qenë kreu i këtij sulmi, dhe kushdo që do t’i bashkohet është i mirëpritur,” tha ajo.

E pyetur nëse eliminimi i liderit suprem të Iranit ishte pjesë e objektivave ushtarake, ambasadorja e përjashtoi si qëllim të drejtpërdrejtë, por nuk e përjashtoi mundësinë si efekt anësor të operacioneve ushtarake.

“Eliminimi i liderit suprem të Iranit nuk është një prej objektivave të përcaktuara në këtë sulm. Objektivat janë ushtarakë. Qëllimi, siç ju thashë, është të shkatërrojmë mundësitë e tyre për pasurimin e uraniumit dhe kapacitetet e tyre balistike. Por megjithatë, nëse gjatë rrugës ndryshon diçka, mendoj se do të ishte një bonus, jo vetëm për Izraelin dhe pjesën tjetër të botës, por edhe për vetë iranianët. Megjithatë, ky nuk është një prej objektivave tona,” përfundoi Peleg.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI