Flash

Alibej tregon vrasjen e Çelës: Në fillim qëlluan çunat e Fushë Krujës më pas Dumani

Lapsi.al 17 June 2025
Alibej tregon vrasjen e Çelës: Në fillim qëlluan

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka treguar para GJKKO-së vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Gjatë dëshmisë së tij, para togave të zeza, Alibej ka deklaruar kanë qenë 'çunat e Fushë Krujës', Enver Diva dhe Besmir Xhixha, që kanë sjell një makinë E Class për këtë punë.

Më tej, Alibej ka theksuar se fillimisht mbi Bujar Çelën, kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës dhe më pas Nuredin Dumani. Ai ka deklaruar se pas vrasjes, mori mesazhin nga Nuredin Dumani, ku i shkroi: Mbaroi Bujari.

"Pas vrasjes së Kapllanit komunikova me Nuredinin për Bujarin. Ishte shënjestër e thjeshtë. Pas ekzekutimit të Kapllanit, të nesërmen çunat e Fushë-Krujës, sollën një makinë EClass për punë, për ekzekutim. Në fillim makina ndenji tek një lokal tek kryëzimi i Cerriku. Ndërsa çunat e Fusha Krujës, Enver Diva dhe Besmir Xhixha, erdhën me një “Renault” të bardhë.

Në lidhje me lokalin ku u ekzekutua kishim informacion shumë kohë më parë. Pasi u caktua mëngjesi, për ekzekutim tek kafja, në fillim, e pritën tek shtëpia. Një komshi i shtëpisë afër i pa çunat me maska dhe për këtë u larguan. Tek kafja në fillim kanë qëlluar çunat e Fushë Krujës, më pas ka qëlluar dhe Nuredini. Pasi ka ndodhur, Nuredini më ka njoftuar “mbaroi Bujari”.

Makina “renault” është djegur 8 km më larg. Ndërsa çunat e Fushë Krujës kanë ikur në Fushë Krujë. Unë ndërkohë kisha edhe radiot e policisë. Mua më telefonoi një oficer, Agim Lleshi, me të cilin kisha kontakt. Më tha, që po shkonin në vendngjarje, se ishte vrarë vëllai i Talos," tha Alibej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI