Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Lamine Yamal kritikohet ashpër nga profesor Bassetti: “Shikoni çfarë ha në Siçili”

Lapsi.al 16 June 2025
Lamine Yamal kritikohet ashpër nga profesor Bassetti: “Shikoni
Profesor Matteo Bassetti e ka qortuar fort Lamine Yamal për regjimin e tij ushqimor gjatë pushimeve në Itali: “Ja një foto e postuar nga Lamine Yamal, i cili ishte me pushime në Itali, në Pantelleria. Një sportist dhe talent i ri, ndoshta më i miri në botë, një idhull për gjeneratat e reja, i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm me stilin e jetesës – çfarë ha në Sicili? Pulë dhe patate të skuqura me ketchup. Edukimi ushqimor për të rinjtë duhet të nisë nga shembulli i idhujve të tyre”. Ylli i Barcelonës ishte me pushime në Itali dhe postoi një foto të ushqimit që ishte gati për të ngrënë bashkë me shokët e tij të udhëtimit, por infektologu i spitalit San Martino të Xhenovës nuk e ka miratuar aspak këtë zgjedhje dhe e ka publikuar vetë fotografinë në rrjetet e tij sociale.

Bassetti: “Duhet të jetë më i kujdesshëm”

Lamine Yamal zgjodhi Pantelleria dhe Sicilinë për të pushuar dhe për të rigjeneruar energjitë pas një sezoni ku shkëlqeu si në La Liga e Champions League me Barcelonën, ashtu edhe në Nations League me kombëtaren spanjolle. Sezoni i numrit 19 të klubit katalanas ka qenë fenomenal, me 55 paraqitje dhe 18 gola, por ajo që bën më shumë përshtypje është ndikimi i tij në lojën e ekipit dhe vështirësitë që u shkakton kundërshtarëve. Ylli i ri i Barçës është një nga kandidatët për të fituar Topin e Artë 2025 dhe ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e tij verore, përfshirë pamje nga deti dhe ushqimi që konsumon. Kjo zgjedhje e fundit e Lamine Yamal nuk është pritur mirë nga profesori Bassetti, i cili ka zgjedhur të ripostojë një foto të futbollistit për të ngritur shqetësimin rreth mënyrës së tij të të ushqyerit.

Lexo më tej: Rrëfimi i trishtë i babait të Yamal: “Vuaj nga epilepsia, marr 5 pilula në ditë”

“Ja një foto e postuar nga Lamine Yamal, i cili ishte me pushime në Itali, në Pantelleria. Një sportist dhe talent i ri, ndoshta më i miri në botë, një idhull për gjeneratat e reja, i cili duhet të jetë shumë i kujdesshëm me stilin e jetesës – çfarë ha në Sicili? Pulë dhe patate të skuqura me ketchup. Edukimi ushqimor për të rinjtë duhet të nisë nga shembulli i idhujve të tyre.” Këto ishin fjalët e infektologut të spitalit San Martino në Xhenova, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta mes tifozëve italianë dhe spanjollë të yllit të Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI