Flash

Kurti për konstituimin e Kuvendit: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

Lapsi.al 16 June 2025
Kurti për konstituimin e Kuvendit: Bojkoti i votimit është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ashpër deputetët që bojkotuan votimin gjatë vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje politike të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës.

Në një deklaratë për media, Kurti iu referua pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014, sipas të cilës çdo deputet është i detyruar të votojë – pro, kundër ose të abstenojë – gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Kjo është jo vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve,” theksoi Kurti. Ai sqaroi se pas konstituimit, përgjegjësia e Kuvendit do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik. Ai sugjeroi përdorimin e votimit të fshehtë, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Ju bëj thirrje deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Ne e respektojmë aktgjykimin – por për ta respektuar, duhet ta kemi së pari,” përfundoi Kurti. Ky apel vjen në një moment kur procesi i konstituimit të Kuvendit është në fokus dhe ka shkaktuar debate dhe tensione në skenën politike të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI