Flash

Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në Roskovec

Lapsi.al 16 June 2025
Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të fshatit ku banonte në Vlosh të Roskovecit. Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

"Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Parashikohet që or...

07:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI