Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

“Fordow”, mali i shenjtë i Iranit ku fshihet bunkeri i armëve bërthamore

Lapsi.al 16 June 2025
“Fordow”, mali i shenjtë i Iranit ku fshihet bunkeri i

Zemra e programit bërthamor të Iranit është “mali i shenjtë” i quajtur “Fordow”. Brenda këtij bunkeri gjigant Irani ka instaluar disa nga centrifugat e nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për forcat ajrore izraelite, të afta për momentin vetëm të “gërvishtin” pjesën e jashtme të uzinës. Imazhet e fundit satelitore kanë treguar, për momentin, dëme të vogla në një mur mbajtës gjatë një rruge hyrëse.

Republika Islamike, që nga ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes atë që po ndodhte në Lindjen e Mesme duke marrë parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve të saj. Për 8 vjet ajo zhvilloi një luftë me Irakun, duke përdorur raketa tokë-tokë, një mjet i domosdoshëm i luftës sot. Në të njëjtën periudhë, ajo dëshmoi bastisjen izraelite në reaktorin bërthamor irakian të Osirak, aktin e parë të kundërpërhapjes së zbatuar nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se nëse donte të zhvillonte sektorin atomik, do të duhej të mendonte se si ta mbronte atë.

Prandaj lindi plani për struktura nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe ajo në Kolan Gaz, në jug të Natanzit. Ndërtimi i "laboratorit" filloi në periudhën 2006-2007. Regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, perfekte për t'u përdorur si "strehë". Sipas disave, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow kishte një përqindje të lartë "martirësh" në konfliktin me trupat e Sadam Huseinit dhe nuk është larg qytetit të shenjtë të Qom, një pishtar i fesë shiite.

Natyrisht, kjo pikë e dytë është e parëndësishme për nevojat e sigurisë dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Objekti përbëhet nga një sërë hapësirash shumë të mëdha ku janë vendosur pajisjet. Një raport nga shërbimet sekrete britanike vlerëson se ato janë në një thellësi prej 90-100 metrash, një nivel i mjaftueshëm për t'i bërë ballë një sulmi nga izraelitët.

Forcat Ajrore izraelite kanë një predhë bunker-shkatërrues që e kanë përdorur edhe për të eliminuar udhëheqësit e Hezbollahut të vendosur në tunele nën ndërtesa, por nuk kanë GBU 57A të prodhuara nga Pentagoni, bomba që mund të hidhen nga bombarduesit B-2. Megjithatë ditët e fundit vëzhguesit dhe diplomatët kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane mund të dëmtojë “Fordow” dhe sërish nuk është e sigurt se ajo të jetë e mjaftueshme.

Ka hipoteza të ndryshme që marrin parasysh shtresat e betonit, tokës dhe materialeve të tjera të përdorura dhe që sipas tyre e kanë transformuar "qendrën" në një fortesë. Mbrojtjet e brendshme shoqërohen me kundërmasa rreth perimetrit për të penguar sulmet nga komandot.

Muaj më parë, një rindërtim i botuar në New York Times kushtuar planeve të IDF nuk përjashtoi një ndërhyrje nga forcat speciale pas një sulmi, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një veprim nga trupat elitare izraelite në Siri, në mars, me ndërhyrjen në fabrikën nëntokësore të raketave të Maysaf u interpretua nga disa edhe si një provë duke pasur parasysh Iranin.

Kuptohet që pas asaj, Pasdarani rriti numrin e ushtarëve për të përballuar operacionet armike. Disa karta mund të luhen vetëm një herë pasi kundërshtari mëson mësimin, edhe nëse episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka kryer plotësisht detyrën e tij midis gabimeve dhe nënvlerësimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI