Flash

Forcat izraelite godasin selinë e Forcës Quds në Teheran, sulmohen edhe bazat e IDF

Lapsi.al 16 June 2025
Forcat izraelite godasin selinë e Forcës Quds në Teheran,

Izraeli dhe Irani kanë nisur një valë të re sulmesh gjatë natës kundrejt njëri-tjetrit. Të paktën 5 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga sulmet e fundit iraniane në Izrael.

Sipas La Repubblica, dy gra dhe një burrë rreth të 70-ave vdiqën në Petah Tikva, ndërsa një burrë rreth të 80-ave u vra në Bnei Brak.

Ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Nga ana tjetër, raportohet se Irani ka shënjestruar qendrat e komandës së Forcave Izraelite të Mbrojtjes. Teherani deklaroi se ka goditur me sukses me një breshëri raketash në disa qytete, duke premtuar sulme edhe “më shkatërruese” kundër objektivave izraelite.

Siç raporton La Repubblica, nga sulmet izraelite me raketa Spike në Lavizan dhe Narmak thuhet se u vranë zyrtarë të lartë.

Gjithashtu thuhet se u sulmua edhe baza ushtarake Bidgoneh në qytetin Malard, pranë Teheranit. Shpërthime në shkallë të gjerë u raportuan gjithashtu në Qom, pranë centralit bërthamor Fordoë.

Dy ndërtesa të larta banimi u goditën drejtpërdrejt nga raketat e lëshuara nga Irani në zonën Dan të Izraelit qendror.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Parashikohet që or...

07:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI