Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Adriano e depresioni që i mbylli karrierën: “Dukesha si të gjithë, por s'ishte ashtu”

Lapsi.al 16 June 2025
Adriano e depresioni që i mbylli karrierën: “Dukesha si të

Adriano si njeri dhe jo vetëm si futbollist. Kjo është ajo që del nga intervista ekskluzive e DAZN “Família – Jeta e një Perandori”, për sulmuesin e fuqishëm brazilian të Inter të fillimviteve 2000, i cili në Itali ka veshur edhe fanellat e Fiorentinës, Parmës dhe Romës.

Ndikimi i tij në futbollin italian ishte rrënues, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme fizike dhe teknike: Adriano Leite Ribeiro u mbiquajt “Perandori” për mënyrën si u imponua në kampionatin italian pa pasur nevojë për kohë përshtatjeje apo mësimi. Si një perandor, pikërisht. Ai shënoi mbi 100 gola me klubet italiane, por me vdekjen e të atit gjithçka ndryshoi.

Jeta e Perandorit Adriano ka kaluar mes vështirësive dhe rënieve, të cilat pak e nga pak e larguan nga futbolli i madh dhe ai në të cilin ishte protagonist absolut. Fillimisht ish-sulmuesi brazilian i fshehu të gjitha problemet, por më pas vendosi të flasë hapur për to.

Humbja e të atit e depresioni

Adriano foli kështu për vështirësitë personale pas vdekjes së të atit, figurë qendrore në jetën e tij dhe të familjes: “Njerëzit nuk e kuptojnë çfarë është depresioni. Duket sikur isha si gjithë të tjerët, por nuk ishte kështu. Secili ka mënyrën e vet për ta përballuar këtë gjë, unë pata timen. Bëra atë që ndjeja në zemër dhe në kokë. Nuk më intereson çfarë mendojnë të tjerët, miqtë dhe familja ishin me mua në këtë zgjedhje”.

Ish-sulmuesi foli edhe për kthimin në shtëpi në Brazil dhe largimin nga Interi: “U largova nga Inter dhe u ktheva në Brazil sepse më mungonte familja. Pas vdekjes së babait nuk e kisha më mendjen për të luajtur te Inter. Ishte një ngjarje që më plagosi thellë, zgjodha të kthehesha në Brazil sepse nuk kisha më mendjen dhe përndryshe do të dëmtoja skuadrën dhe shokët e mi. Babai im gjithmonë bëri gjithçka për familjen dhe nuk ishte më, mbeta unë dhe, si burrë, duhej të ndihmoja familjarët e mi sepse kishin nevojë për mua”.

Lexo më tej: Adriano rrëfehet me zemër të hapur, mes alkoolit e pendimeve:“Humbja më e madhe? Unë”

Në lidhje me kritikat e shumta që ka marrë për faktin që hapi dyert e favelas ku jeton dhe tregoi ku banon, Adriano foli për rëndësinë që ka futbolli në këto vende: “Futbolli është i domosdoshëm në favelas. Aty jeta është e vështirë. Fëmijët janë mësuar të shohin njerëz me pistoleta apo armë të gjata. Sporti është i rëndësishëm për ta, për t’i ndihmuar të mendojnë për diçka tjetër”.

Adriano: “Do të kishte qenë bukur të luaja me Conten”

I pyetur për një futbollist ku e sheh veten, Adriano përgjigjet: “Nuk mund të krahasohem me Ronaldon apo Ronaldinhon sepse janë role të ndryshme, ndaj them Lukaku, luan si unë. Do të kishte qenë bukur të luaja me Conten!”.

Së fundi, për zgjedhjen e Cristian Chivu si trajner i ri i Inter, nuk ka dyshime: “Është profili i duhur, i uroj më të mirën. Nuk është e lehtë të menaxhosh një skuadër të madhe si Inter, i uroj të bëjë mirë. Kur vjen një trajner i ri, grupi e mirëpret, sidomos në rastin e Chivu, sepse edhe ai ka qenë një lojtar i Inter. Kur ka grup, ka gjithçka”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI