Flash

Nis Botërori i Klubeve: Messi zhgënjen në debutim, 0-0 mes Al Ahly dhe Inter Miami

Lapsi.al 15 June 2025
Nis Botërori i Klubeve: Messi zhgënjen në debutim, 0-0 mes Al

Mbyllet 0-0 ndeshja e parë, historike, e Kupës së Botës për Klube FIFA. Në kuadrin e “Hard Rock Stadium”, Inter Miami barazoi pa gola kundër egjiptianëve të Al-Ahly. Spektakli nuk mungoi, me pjesën e parë tërësisht për Djajtë e Kuq: Ustari shpëtoi të tijtë dhe priti një penallti të Trezeguet në minutën e 42'. Në pjesën e dytë mbizotëroi ekuilibri dhe rasti i madh ishte për amerikanët, që shpërdoruan me Falcon në kohën shtesë. Barazim i drejtë, Messi i shkoi golit vetëm afër.

Al-Ahly dhe Inter Miami nuk i bëjnë dëm njëra-tjetrës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube. “Hard Rock Stadium” priti një shfaqje muzikore, që përfshiu edhe prezantimin e himnit të ri të FIFA-s “Desire” (kompozuar nga Laura Pausini dhe Robbie Williams), më pas nisi loja. Egjiptianët rrezikojnë menjëherë, të forcuar me disa protagonistë të Kombëtares, dhe shkojnë shumë pranë avantazhit me Ashour (del i dëmtuar në minutën e 15-të). Messi përgjigjet me një goditje dënimi, por rasti i madh është për Trezeguet: ish-lojtari i Basaksehir teston refleksin e Ustarit. Portieri argjentinas është përsëri vendimtar ndaj Dari-t, pastaj shkëlqen në minutën e 42-të duke pritur një penallti: nga pika shënuese godet Trezeguet, por ndjen presionin dhe hipnotizohet.

Lexo më tej: Si funksionon Botërori për Klube, rregullorja e grupeve dhe skema: kush shkon në 1/8

Në pjesën e dytë, pas dominimit të madh të Al-Ahly me një Zizo të shkëlqyer, shfaqet edhe Inter Miami. Messi prek pjesën e jashtme të rrjetës nga distanca, ndërsa Ustari shpëton sërish ndaj El Shahat. Në fund rastet më të mëdha janë për amerikanët, me Fafà Picault dhe rastin e artë për Falcon: egjiptianët shpëtojnë me fat mbi vijën fatale. El Shahat shpërdoron në kundërsulm, më pas vjen vërshëllima përfundimtare. Mbyllet 0-0 ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube, me Al-Ahly që shkëlqeu më shumë se Messi dhe shokët e tij. Për golat e parë do të duhet të pritet ndeshja e radhës: në orën 18:00 Bayern-Auckland City, në 21:00 PSG-Atletico dhe më pas ndeshjet e natës (Palmeiras-Porto dhe Botafogo-Sounders).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI