Flash

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit

Lapsi.al 15 June 2025
Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme

Televizioni iranian po flet për një sulm të rëndë ndaj Izraelit në orët në vijim. Sipas televizionit shtetwror iranian, Irani do të nisë sulme të fuqishme dhe shkatërruese kundër Izraelit. Një zëdhënës ushtarak izraelit tha më parë se sulmet iraniane nuk kishin mbaruar dhe se Irani ka një arsenal që mund t'i shkaktojë dëme serioze Izraelit.

Zëdhënësi madje dha udhëzime për sigurinë publike, të tilla si mbyllja e shkollave që do të mbeten në fuqi deri në orën 20:00 të mbrëmjes së së dielës. Më herët, u raportua se këshilltari i lartë i Ajatollah Ali Khameneit, Ali Shamkhani, ndërroi jetë nga plagët e pësuara në sulmet ajrore izraelite.

Teherani kërcënoi Amerikën, Britaninë dhe Francën me sulme nëse do të provohej se ato e kishin ndihmuar Izraelin, ndërsa bisedimet bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Jordani u anuluan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI