Flash

Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për luftën

Lapsi.al 15 June 2025
Apeli i fuqishëm i Roberto Benignit për luftën

Aktori dhe regjisori i njohur italian dhe fitues i çmimit Oscar, Roberto Benigni ka bërë një apel të fuqishëm kundër luftës dhe i është drejtuar me fjalë të ashpra atyre që vazhdojnë të shkaktojnë vdekje.

Fituesi i çmimit Oscar foli për konfliktin në Gaza, luftën në Ukrainë dhe tragjeditë në Mesdhe, duke u shprehur se "ata që nuk e ndiejnë dhimbjen e botës, nuk janë njerëz".

Ai vijoi më tej me fjalimin e tij mbi dramën e luftës, duke u përqendruar te vuajtjet e të vegjëlve: “Ata që vrasin fëmijë, nuk janë burra!", ndërsa shtoi më tej "kur fëmijët luajnë dhe njëri prej tyre gërvishtet, ata ndalen. Por këtu ata në të vërtetë vazhdojnë të vrasin. Është frikacakëri.”

Benigni e hodhi fajin nga Bashkimin Evropian, duke u shprehur se ka munguar reagimi dhe adresimi i tyre në parandalimin e konflikteve.

“Nuk ka një Bashkim të vërtetë, vërtet të bashkuar. Nëse do të kishte pasur, ndoshta disa luftëra mund të ishin shmangur”, deklaroi ai me hidhërim.

Aktori i njohur kujtoi gjithashtu fjalët e Joe Biden, i cili një ditë pas 7 tetorit 2023, i kishte kërkuar Izraelit të mos i përgjigjej tmerrit me më shumë tmerr. Fjalë që, thekson Benigni, kanë mbetur të padëgjuara.

Apeli i tij ishte gjithashtu një ftesë për t'ju rikthyer frymës së Manifestit të Ventotenes, një simbol i unitetit dhe paqes evropiane pas Luftës së Dytë Botërore dhe ëndrrës evropiane si një projekt paqeje dhe demokracie.

"Ne jemi të gjithë i njëjti trup", tha Benigni, duke iu referuar luftërave në Gaza, Ukrainë dhe vdekjeve në Detin Mesdhe. "Nuk mund të heshtim përballë kësaj dhimbjeje".

Fituesi i çmimit Oscar e përfundoi monologun e tij me një mesazh për të rinjtë, "brezi i parë transnacional në histori", duke i ftuar ata të mbrojnë paqen dhe të mos harrojnë fuqinë e lirisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI