Flash

Zjarr pranë qendrës së strehimit të personave me aftësi të kufizuar në Berat

Lapsi.al 14 June 2025
Zjarr pranë qendrës së strehimit të personave me aftësi

Një zjarr ka rënë sot pranë Qendrës Rezidenciale Lira në qytetin e Beratit. Persona ende të paidentifikuar kanë djegur disa goma në afërsi të kësaj qendre, ku strehohen persona me aftësi ndryshe.

Pas njoftimit të marrë nga kujdestarja e kësaj qendre, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit, që po përhapej me shpejtësi.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme, por si pasojë e tij retë e zeza të tymit kanë mbushur gjithë zonën. Burimet policore konfirmojnë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të zjarrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI