Flash

Tentoi të eleminonte biznesmenin me tritol poshtë makinës, arrestohet 49-vjeçari

Lapsi.al 14 June 2025
Tentoi të eleminonte biznesmenin me tritol poshtë makinës,

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, i cili tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 duke i vendosur tritol poshtë makinës.

Sinanaj u dënua më 8 korrik 2020 për vendosjen e tritolit poshtë mjetit, ngjarje që ndodhi në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan. Sakaq policia mundi të çaktivizonte pakon e dyshimtë që përmbante brenda një kg tritol C4, që do të hidhej në erë në mënyrë të telekomanduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI