Flash

Konflikti anulon dasmën e të birit, Netanyahu: Do godasim çdo objektiv të Ajatollahut

Lapsi.al 14 June 2025
Konflikti anulon dasmën e të birit, Netanyahu: Do godasim çdo

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një video mesazh se do vijojë të godasë çdo objektiv të Ajatollahut në Iran.

"Në të ardhmen e afërt do të shihni aeroplanë të Forcave Ajrore Izraelite duke fluturuar mbi Teheran. Ne do të godasim çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahut. Qëllimi ynë është t'i kundërvihemi kërcënimit të dyfishtë iranian: si bërthamor ashtu edhe balistik. Kishte një garë nga ekipet bërthamore iraniane për të krijuar bomba bërthamore, bomba atomike, për të shkatërruar Izraelin", u shpreh ai, duke këmbëngulur se Teherani po përgatiste bombën bërthamore.

Po ashtu mësohet se Kabineti i Sigurisë së qeverisë izraelite do të mblidhet në një bunker nëntokësor sonte në orën 22:00 sipas kohës izraelite, mes sulmeve të vazhdueshme ndaj Iranit, raporton “The Times of Israel”.

Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha se Irani mund të kthehet në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara për programin e tij bërthamor dhe të zgjedhë paqen.

"Presidenti Trump vazhdon t'i thotë Iranit se mund të zgjedhë paqen, se mund të kthehet në tryezën e bisedimeve. Tani iranianët po vendosin dhe shpresoj që të marrin vendimin e duhur", theksoi Hegseth.

Konflikti në vazhdim me Iranin ka anuluar dasmën e djalit të presidenti izraelit, Avner Netanyahu, e cila ishte planifikuar për ditën e hënë. Ceremonia kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ishte shoqëruar me thirrje për protesta nga lëvizjet kundër qeverisë. Kundërshtarët e qeverisë kanë kritikuar ashpër organizimin e dasmës, duke theksuar se shumë pengje izraelite ndodhen ende të bllokuar në Rripin e Gazës, që prej sulmeve të Hamasit në tetor të vitit të kaluar.

Të këshilluara

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë. Dronët ukrainas vaz...

08:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI