Flash

Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, Trump: Dhuna nuk do të tolerohet

Lapsi.al 14 June 2025
Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, Trump:

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Minnesota, Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë, ndërsa senatori shtetëror John Hoffman dhe bashkëshortja e tij janë plagosur rëndë, në një sulm të dyshuar politik, ka bërë të ditur guvernatori i Minnesota, Tim Walz.

Zyrtarët konfirmojnë se është në zhvillim një operacion për kapjen e autorit të dyshuar, i cili sipas burimeve ka qenë i maskuar si pjesëtar i policisë.

Hortman ligjvënëse nga Partia Demokratike dhe ish-kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Minnesota dhe bashkëshorti i saj janë qëlluar për vdekje në atë që guvernatori Walz e përshkroi si “atentat me motive politike”.

Ndërkohë, senatori i shtetit të Minnesotas, John Hoffman, gjithashtu demokrat, dhe bashkëshortja e tij u qëlluan disa herë në shtëpinë e tyre dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pas ngjarjeve të rënda ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se ishte informuar për të shtënat në Minesota dhe siguroi se një dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet.

“Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket të jenë një sulm i synuar kundër ligjvënësve të shtetit. Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë situatën dhe do të ndjekin penalisht këdo që është i përfshirë me të gjitha fuqitë ligjore. Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Minnesotës, një vend vërtet i mrekullueshëm!”, thuhet në reagim.

Të këshilluara

Ukraina sulmon fabrikat ushtarake ruse

Gjersa e gjithë bota ka sytë sot drejt konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, Ukraina po zhvillon një fushatë të ashpër sulmesh ndaj Rusisë. Dronët ukrainas vaz...

08:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI