Flash

Wirtz te Liverpool, akord me shifër rekord: blerja e tretë më e shtrenjtë në histori

Lapsi.al 13 June 2025
Wirtz te Liverpool, akord me shifër rekord: blerja e tretë më e
Florian Wirtz ishte lojtari më i kërkuar i merkatos së verës. E donin shumë klube. Ai zgjodhi Liverpool, që për ta siguruar dhe për të mposhtur konkurrencën e Manchester City dhe Bayern Munich, është dashur të rrisë ofertën dhe do të shpenzojë në total një shumë që kalon 135 milionë euro – një shifër që e bën gjermanin lojtarin e tretë më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Liverpool i çmendur në merkato: ka shpenzuar tashmë 220 milionë

Lajmin e dha i pari The Athletic dhe është konfirmuar e ripublikuar nga Sky Sports UK. Liverpool ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusen për blerjen e Wirtz. Mungojnë vetëm firmat, por marrëveshja është bërë. Klubi kampion në Premier League do të paguajë 117.5 milionë euro për kartonin e tij dhe do t’i shtohen edhe 19.3 milionë të tjerë në formë bonusesh të mundshme, disa prej të cilave shumë të lehta për t’u arritur. Liverpool është i çmendur në merkato, duke blerë tashmë dy futbollistë: gjithashtu nga Leverkusen, anësorin holandez Frimpong (për 35 milionë) dhe Milos Kerkez nga Bournemouth (mbi 50 milionë).

Futbollistët më të shtrenjtë në histori

Liverpool pra shpenzues i madh, me mbi 220 milionë euro të shpenzuara. Ato më të rëndësishmet janë ato për Wirtz, i lindur në vitin 2003, që në moshën 22-vjeçare ka fituar tre trofe, përfshirë edhe Evropianin U21, me 57 gola dhe 65 asistime me Leverkusen në 197 ndeshje. Futbollisti i kombëtares gjermane do të bëhet kështu, me bonuset e përfshira, lojtari i tretë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. Pikërisht kështu, sepse me bonuset, Bayer do të arkëtojë 137 milionë euro – një shifër që është më e lartë se ajo që Barcelona pagoi për Coutinho dhe Dembélé (të dy të blerë për 135 milionë). Më të shtrenjtë janë vetëm Neymar (222 milionë) dhe Mbappé (180), të dy të blerë për shifra marramendëse nga PSG në vitin 2017.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI