Flash

Valbona Treska mban peng karrigen e Urdhrit të Psikologut

Lapsi.al 13 June 2025
Valbona Treska mban peng karrigen e Urdhrit të Psikologut

Ditën e sotme në orën 13:00 ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e këshillit të vjetër të Urdhrit të Psikologut për mosnjohjen e zgjedhjeve. Kjo është kundërshtuar nga presidentja e re e dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit, Brunilda Laboviti. Raportohet se Laboviti me përfaqësuesit e saj janë përballur me mbylljen e derës ndërsa nuk dihet ende nëse ish-presidentja Valbona Treska ndodhet brenda zyrës apo jo.

Çfarë po ndodh me Urdhrin e Psikologut?

Zgjedhjet e fundit që u zhvilluan te Urdhri i Psikologut nxorrën fituese Brunilda Labovitin përballë të preferuarës së presidentes aktuale të Urdhrit, kandidatja Elona Mustafaraj. Por edhe pse psikologët nga mbarë vendi vendosën që Urdhëri duhet të drejtohet tashmë nga Laboviti, edhe pse kanë kaluar ditë nga ky vendim, presidentja e shkarkuar dhe pa mandat, Valbona Treska refuzon të zbatojë ligjin. Edhe pse Policia shkoi disa ditë më parë për ta nxjerrë nga zyra, ajo refuzoi të dalë duke përdorur një artificë tërësisht të jashtëligjshme për të qëndruar akoma në detyrë.

Historia nuk ka nisur sot, por thuajse dy vite më parë, kur psikologët u bënë rresht kundër drejtimit që Treska ishte duke i bërë këtij urdhëri. Indinjata e tyre lidhet me punësimet e padrejta, selektivizimin në shpërndarjen e psikologëve nëpër institucione, trajnimet super të shtrenjta që lidhen direkt me kreditet për ushtrimin e detyrës apo edhe mos transparenca me shfrytëzimin e burimeve financiare të këtij urdhëri.

Me një luftë gati 2-vjeçare psikologët ia dolën të zhvilloheshin zgjedhje, në të cilat Treska vendosi që të mos garonte vetë. Ajo mbështeti Elona Mustafarajn, e njohur si mikesha e saj e ngushtë, por që në rast se do të fitonte, do të udhëhiqte nën influencën e saj.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI