Flash

Khamenei: S'do të kemi mëshirë ndaj sionistëve

Lapsi.al 13 June 2025
Khamenei: S'do të kemi mëshirë ndaj sionistëve

Rreth 150 raketa janë lëshuar nga Irani në drejtim të qyteteve kryesore të Izraelit në valën e parë hakmarrëse të Teheranit, që erdhi pas atij sulmi kirurgjikal të ushtrisë izraelite, që i mori jetën komandantëve kryesore të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarëve që çonin përpara programin bërthamor të vendit.

Sipas mediave në Izrael, IDF I ka njoftuar tanimë civilët se mund të largohen nga strehimoret e tyre sepse sulmi iranian ka mbaruar.

Të paktën shtatë vende në dhe përreth Tel Avivit u goditën nga sulmi me raketa iraniane ndaj Izraelit këtë mbrëmje, tha një zyrtar ushtarak izraelit për The New York Times, pa specifikuar shkallën e dëmit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes në reagimin e parë pas kundërpërgjigjes së Teheranit tha se "Irani e ka shkelur vijën e kuqe duke guxuar të lëshojë raketa në qendrat e popullsisë civile në Izrael”.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët izraelitë dhe të sigurohemi që regjimi i ajatollahëve të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij kriminale", tha Katz.

Ndërkohë, lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei e paralajmëroi ofensivën hakmarrëse përkundrejt Izraelit përmes një postimi në platformën ‘X’ mbrëmjen e sotme, pak para se sulmi me raketa që goditën Tel Avivin dhe Jeruzalemin, të niste.

“Regjimi sionist ka bërë një gabim të madh, një gabim të rëndë dhe ka kryer një akt të pamatur. Me ndihmën e Zotit, pasojat e këtij veprimi do ta çojnë atë regjim drejt shkatërrimit. Kombi iranian nuk do të lejojë që gjaku i dëshmorëve të tij të vlefshëm të mbetet pa hakmarrje, dhe nuk do të injorojë shkeljen e hapësirës sonë ajrore”, tha Kahmenei.

Më tej lideri iranian shtoi se Forcat e Armatosura të vendit të tij janë të gatshme, dhe zyrtarët e lartë dhe i gjithë populli janë pas tyre.

“Sot, duhet t’i përgjigjemi fort identitetit të keq, të pështirë dhe terrorist sionist. Me ndihmën e Zotit, do të përgjigjemi me forcë dhe nuk do të tregojmë mëshirë ndaj tyre. Jeta me siguri do të bëhet e hidhur për sionistët. Regjimi sionist nuk do të shpëtojë i sigurt nga ky krim i tmerrshëm që ka kryer. Kjo është e sigurt: Forcat e Armatosura të Republikës Islamike do të japin goditje të rënda kundër këtij armiku të keq sionist. Populli iranian është me ne. Ata mbështesin Forcat e Armatosura, dhe Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin sionist, me vullnetin e Zotit”, shtoi në vijim Khamenei.

Sulmi i Izraelit natën e kaluar shkaktoi vdekjen e disa komandantëve të lartë iranianë, përfshirë Hossein Salami, komandantin e përgjithshëm të Gardës Revolucionare Islamike.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian pretendoi se një pilote femër e Forcave Ajrore Izraelite u kap pasi avioni i saj luftarak u rrëzua gjatë operacionit, por Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e mohuan këtë.

Gjithashtu, Irani ka pretenduar se forcat e tij të mbrojtjes ajrore goditën dhe shkatërruan me sukses dy avionë F-35 si dhe një numër të madh dronësh të vegjël.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI