Flash

Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF

Lapsi.al 13 June 2025
Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë,

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin "Arena Kombëtare" për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Aktivisti Gent Progni është penguar teksa po vendoste flamujt nga një civil që ka tentuar t’i hiqte ato. Personi në fjalë dyshohet të jetë punonjës i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do s...

08:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI