Flash

Dëshmia e të mbijetuarit të fluturimit Air India: Nuk e di se si mbijetova

Lapsi.al 13 June 2025
Dëshmia e të mbijetuarit të fluturimit Air India: Nuk e di se si

I mbijetuari i vetëm dhe dëshmitari okular i tragjedisë ka përshkruar momentet që pasuan rrëzimin e aeroplanit të Air India. Vishwas Kumar Ramesh, i cili ishte ulur në sediljen 11A pranë daljes së emergjencës, ende nuk mund ta kuptojë se si arriti të shpëtonte.

Aeroplani u rrëzua në një konvikt mjekësh disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit. Në bordin e fluturimit ishin gjithsej 169 indianë, 53 britanikë, një kanadez, shtatë portugezë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Duke folur për Hindustan Times, Ramesh përshkroi momentet dramatike: “Edhe unë nuk mund ta besoj që dola gjallë. Për një moment mendova se do të vdisja edhe unë. Por kur hapa sytë dhe shikova përreth, kuptova se isha gjallë. Ende nuk mund ta shpjegoj.”

45-vjeçari tha se menjëherë pas ngritjes, dritat në kabinë filluan të dridheshin dhe më pas aeroplani u përplas në një ndërtesë. Pjesa e avionit në të cilin ai ishte mbeti në tokë, ndryshe nga pjesa tjetër e aeroplanit që ishte e ngjitur në çatinë e ndërtesës.

“Në fillim mendova se kisha vdekur. Pastaj pashë një vrimë në trup, arrita të zgjidhja rripin e sigurimit, përdora këmbën për të hapur kapakun dhe dola jashtë”, tha ai.

I shokuar Ramesh shtoi: “Nuk e di se si mbijetova. Pashë njerëz që vdisnin para syve të mi  asistentë fluturimi, dy persona që ishin pranë meje… Dola nga rrënojat.”

Siç është raportuar nga Hindustan Times, Ramesh kishte qenë në Indi për disa ditë për të vizituar familjen e tij dhe po kthehej në Britani me vëllain e tij.

Duke mbajtur ende biletën e tij, Ramesh përshkroi momentin kur e kuptoi tragjedinë: "Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. U frikësova. U ngrita dhe fillova të vrapoja. Kishte copa të aeroplanit kudo. Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çuan në spital."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI