"Tuneli i Ferrit"
I gjatë më shumë se 100 hapa, kalimi që përcjell lojtarët në fushën e lojës ka pësuar një fare ristrukturimi, por ruan me vete vite tradite e frike. Impianti i ndërtuar në 1961, që mban emrin e ish-futbollistit serb Rajko Mitic, është një fortesë që i jep krahë formacionit serb në Europë dhe jo vetëm. Uefa ka kërkuar me ngulm ndërhyrje në të gjithë strukturën, ndaj dhe nën-kalimi ku Gjimshiti e të tjerët do të ecin për të dalë në fushë në sfidën kualifikuese në Grupin K për Kupën e Botës është disi më elegant, por përsëri i mbushur me tension. Një ecje drejt ferrit konsiderohet dhe kuqezinjtë do të përjetojnë, pas ngjarjeve të 11 viteve më pare në stadiumin e Partizanit. Tifozeria që drejtohet nga Ivan Bogdanov i “tmerrshmi”, nuk e harron dronin me flamurin me simbolet shqiptare, ndaj ajo në Beograd vetëm një ndeshje e thjeshtë nuk do të jetë.Rajko Mitic stadium tours are about to get busier. https://t.co/ZY44Q0qXwY
— Serbian Football (@SerbianFooty) December 13, 2023