Flash

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror në Indi

Lapsi.al 12 June 2025
Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi

Shefi i policisë indiane, ka konfirmuar për Associated Press se nga aksidenti tragjik i avionit Boeing 787-8 Dreamliner, i cili u rrëzua sot pasdite menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, nuk ka të mbijetuar.

“Duket se nuk ka të mbijetuar nga përplasja e avionit”, deklaroi G.S. Malik.

Sipas tij, për shkak se avioni u rrëzua në një zonë të banuar me banesa dhe zyra, ka shumë gjasa që edhe banorë lokalë të jenë mes viktimave, pasi ndërtesa në të cilën u rrëzua avioni është një konvikt mjekësh.

“Po punojmë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave”, shtoi ai.

Avioni mbante në bord 244 persona, përfshirë pasagjerë nga India, Britania, Portugalia dhe Kanadaja.

Përplasja ndodhi menjëherë pas ngritjes, kur avioni kishte arritur një lartësi prej rreth 190 metrash. Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Avioni Boeing 787-8 Dreamliner, vetëm 11 vjeç, konsiderohej një nga më të sigurtët në industrinë ajrore dhe nuk kishte pasur probleme të mëparshme teknike.

Sipas autoriteteve lokale, piloti kishte lëshuar sinjalin emergjent “Mayday” para përplasjes. Moti ishte i qëndrueshëm dhe pa shqetësime atmosferike, çka e ka zhvendosur fokusin e hetimeve drejt përplasjes me shpendë, e cila dyshohet se mund të ketë dëmtuar të dy motorët e avionit.

Ekspertët e aviacionit, përfshirë Marco Chan dhe Saurabh Bhatnagar, thanë se çdo indikacion deri tani tregon se fuqia e avionit u humb menjëherë pas ngritjes, çka përkon me një incident të këtij lloji. Analisti Sanjay Lazar theksoi se ky është rasti i parë në 14 vite që një Dreamliner rrëzohet, duke e bërë ngjarjen edhe më tronditëse për industrinë dhe për kompaninë Boeing, e cila është nën presion edhe për problemet me modelin 737 MAX.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI