Flash

Lëvizte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 28-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 12 June 2025
Lëvizte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në automjetin që drejtonte i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Procedohet penalisht pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë. Blutë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak në cilësinë e provës materiale.

"Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjete të ndryshme, është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje. Në fshatin Domje, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer një shtetas 16 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:

-arrestuan shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 16-vjeçarin, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-u shpallën në kërkim shtetasit R. T., 24 vjeç, banues në Domje, pronari i automjetit, dhe V. B., 24 vjeç, banues në Domje, përdoruesi aktual i automjetit, pasi dyshohet se i ka dhënë automjetin 28-vjeçarit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 84.6 lekë dh...

08:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI