Benvenuto Kevin! pic.twitter.com/0SCeSfY2f2
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) June 12, 2025
Shifrat dhe detajet e marrëveshjes
Kevin De Bruyne do të transferohet te Napoli pasi ka lënë Manchester City dhe do të përfitojë një pagë totale – mes rrogës dhe bonusit të firmës – që i afrohet 10 milionë eurove në vit. Negociatat janë përmbyllur në ditët e fundit dhe gjithçka ka pasur një përfundim pozitiv pas arritjes së marrëveshjes për menaxhimin e të drejtave të imazhit të futbollistit belg. KDB ka firmosur një kontratë për tre sezonet e ardhshme dhe struktura e marrëveshjes parashikon një pagesë vjetore prej 6 milionë euro për dy vitet e para të kontratës, e cila do të reduktohet në 5 milionë euro në rast se ushtrohet opsioni për një vit të tretë shtesë.Kevin is proud to be one of us! ✨ ? #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeKevin pic.twitter.com/e5nufsC7Iu
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 12, 2025
De Bruyne te Napoli: si do të luajë me Conte
Ish-kapiteni i Manchester City është përdorur në të gjitha rolet e mesfushës nga Pep Guardiola dhe ka treguar të gjithë repertorin e tij, si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Në vitet e fundit, zona e tij e veprimit është spostuar disa metra më pas, por aftësitë dhe cilësitë e tij karakteristike i kanë mundësuar të shkëlqejë si në rolin e trekuartistit, ashtu edhe si mezzala në një mesfushë me tre. Aftësia e tij për të vepruar mes linjave në fazën ofensive dhe për të ndërtuar lojën në fazën e ndërtimit do t’i japë teknikut Antonio Conte më shumë zgjidhje për një sezon të ngarkuar siç pritet të jetë ai i 2025-2026 për Napolin.KING KEV IS HERE ? ? #ProudToBeNapoli | #ForzaNapoliSempre | #WelcomeKevin pic.twitter.com/7lh3BDGues
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) June 12, 2025