Flash

Alexander-Arnold, ndryshon numër e emër te Real Madrid: habit me spanjishten brilante

Lapsi.al 12 June 2025
Alexander-Arnold, ndryshon numër e emër te Real Madrid: habit me
Ka nisur aventura e Alexander-Arnold te Real Madrid, ose më mirë të themi Trent: është ky emri që ka zgjedhur të vendosë në fanellë, pikërisht mbi numrin 12 – një mënyrë për t’ua thjeshtuar jetën të gjithëve duke përdorur vetëm emrin e tij të pagëzimit për t’u thirrur në fushë. Por kjo nuk është e vetmja risi nga ish-lojtari i Liverpoolit, i cili në konferencën e tij të parë për shtyp foli rrjedhshëm në spanjisht, duke i habitur të gjithë të pranishmit në sallë. Në muajt e fundit ai ka studiuar për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë te klubi i tij i ri. Anglezi ka firmosur kontratë gjashtëvjeçare dhe do të jetë një nga lojtarët më të ndjekur sezonin e ardhshëm: “Nuk ndodh çdo ditë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu.” Lë pas 20 vite të kaluara te Liverpooli dhe një lamtumirë që i ka dhënë dhimbje tifozëve, të cilët nuk e prisnin largimin e tij drejt “Los Blancos” me parametër zero.

Alexander-Arnold prezantohet në spanjisht

Për të gjithë ishte një surprizë kur dëgjuan lojtarin anglez të shprehej në një spanjisht pothuajse të përkryer. Një pjesë të fjalimit të tij ai e mbajti në gjuhën që tashmë do ta përdorë për të komunikuar me trajnerin Xabi Alonso dhe shokët e skuadrës. Gjatë prezantimit ai zbuloi se kishte studiuar spanjisht për disa muaj – diçka që i ka mërzitur disi tifozët e Liverpool, të cilët janë ndjerë të tradhtuar nga largimi i tij. Por te Real Madrid, Alexander-Arnold ka kthyer faqen: ka ndërruar numrin në fanellë (do të veshë numrin 12 në vend të ikonikut 66) dhe madje edhe emrin me të cilin do të paraqitet në fushë. Ai pozoi në krah presidentit Florentino Perez, duke treguar fanellën e bardhë me mbishkrimin Trent, emri i tij i parë: “Kur udhëtoj në Europë, çështja e emrit i huton shumë njerëz. Disa më thërrasin Arnold, disa Alexander, disa Alex, disa Trent. Ndodhin shumë gjëra. Kështu që mendova: ta bëjmë të thjeshtë, ta bëjmë të lehtë. Trent në fanellë, njihem si Trent, ky është emri im”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI