Flash

Aksidenti tragjik/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të studentëve të mjekësisë

Lapsi.al 12 June 2025
Aksidenti tragjik/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të

Detaje të reja kanë dalë lidhur me tragjedinë në Indi, ku një aeroplan i Air India me destinacion Londrën u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga pista në qytetin perëndimor indian Ahmedabad. Sipas ministrit të Shëndetësisë në vend, nga aksidenti ajror ka shumë të vdekur.

Aeroplani do të udhëtonte drejt Aeroportit Gatwick, tha Air India, ndërsa policia lokale deklaroi se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit. Gjithashtu siç raporton Reuters, në bordin e avionit ndodheshin gjithsej 242 persona, përfshirë 217 të rritur dhe 11 fëmijë.

“Ndërtesa në të cilën u rrëzua është një konvikt mjekësh… Ne kemi pastruar tashmë rreth 70% deri në 80% të zonës”, u tha gazetarëve një oficer i lartë policie.

Mbetet mister shkaku i këtij aksidenti ajror. Pamjet tregonin rrënoja që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell mbi aeroport, informon ‘La Repubblica’.

Avioni "Boeing 787" mori një lartësi rreth 200 metra, por më pas humbi kontrollin e ngjitjes dhe forcën në rrethana ende të panjohura dhe nisi ulje deri në rënien mbi godinat e koviktit dhe shpërthimin gati bërthamor në tym dhe flakë. Në dukje mjeti fluturues nuk dha shenja të humbjes së ekuilibrit aerodinamik apo turbulencë në motorë dhe trup, teksa mbeten mister shkaqet e rrëzimit tragjik.

Avioni duket se ka humbur kontrollin dhe ra mbi zonën ku kishte shtëpi dhe pallate banimi, duke shpërthyer gjithçka në re të mëdhaja tymi dhe flakësh. Pamjet nga vendngjarja ishin tronditëse, teksa autoritetet nisën menjëherë grupet e emergjencave dhe të shpëtimit.

U shfaqën gjithashtu pamje të njerëzve që transportoheshin me barela në ambulanca. Por shifrat zyrtare të dëmeve dhe viktimave ende nuk janë zbuluar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI