Flash

Aeroplani me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë

Lapsi.al 12 June 2025
Aeroplani me 242 pasagjerë në bord rrëzohet pranë aeroportit

Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord raportohet se është rrëzuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë. Sipas mediave të huaja aeroplani u rrëzua ndërsa po ngrihej.

Raportohet se disa pasagjerë u panë duke u transportuar me barela dhe duke u marrë me ambulanca. Sipas policisë, aeroplani u rrëzua në një "zonë civile" jashtë një aeroporti. Ndërkohë Air India deklaroi se një fluturim nga Ahmedabad për në Londër Gatwick u “përfshi në një incident sot”.

"Në këtë moment, po përcaktojmë detajet dhe do të ndajmë përditësime të mëtejshme sa më shpejt të jetë e mundur", thuhet në deklaratë.

Sipas faqes së internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar, sinjali i fundit i aeroplanit u mor vetëm disa sekonda pas ngritjes. Sinjali nga avioni i Air India humbi në orën 10:08 të mëngjesit sipas kohës lokale, më pak se një minutë pas ngritjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI