Flash

Trump arrin e marrëveshjen me Kinën: Tarifa do të jetë 55%!

Lapsi.al 11 June 2025
Trump arrin e marrëveshjen me Kinën: Tarifa do të jetë 55%!

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat. Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se tani marrëveshja është në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping.

Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të rralla, duke mbuluar plotësisht nevojat përkatëse të industrisë amerikane.

Në anën tjetër, SHBA do të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Kinës, përfshirë pranimin e studentëve kinezë në universitetet dhe kolegjet amerikane, një pikë kjo që, sipas Trump-it, "gjithmonë e kam mbështetur”.

Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%.

Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI