Askush nuk ka shpenzuar në qershor sa Manchester City
Sesioni shtesë i merkatos ishte i dedikuar vetëm për skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, pra një numër mjaft i kufizuar ekipesh të mëdha që mundën të përshpejtojnë transferimet përpara verës. Mes tyre, askush nuk ka arritur të mbajë hapin me Manchester City-n, që për dhjetë ditë ka shpenzuar 150 milionë euro për katër lojtarë: në të vërtetë tre, pasi Bettinelli nga Chelsea ka kushtuar një shifër vërtet të papërfillshme krahasuar me shokët e tij të rinj të skuadrës. Goditja më e kushtueshme ishte Reijnders nga Milan, i marrë për 55 milionë euro plus 15 të tjera në formë bonusesh të ndryshueshme – një shumë e rëndësishme për t’i dhuruar Guardiolës një mesfushor të ri.Ait-Nouri dhe Cherki plotësojnë kuadrin e përforcimeve të reja me një investim mbi 35 milionë euro secili. Janë shifra shumë të rëndësishme për klubin anglez që edhe një herë tjetër bëhet dominues absolut i merkatos, pavarësisht se ndodhet ende në një situatë të pasigurt: në lojë është ende procesi për 130 shkeljet e dyshuara të Fair Play Financiar, për të cilat ende nuk ka një vendim dhe që mund të përmbysin gjithçka.?✍️ pic.twitter.com/s0Ds01eTBc
— Manchester City (@ManCity) June 11, 2025