Flash

Ksamil/ 5.5 mln euro për Qendrën e Mirëseardhjes dhe një Kullë Vrojtimi

Lapsi.al 11 June 2025
Ksamil/ 5.5 mln euro për Qendrën e Mirëseardhjes dhe një

Ksamilit pritet që t’i shtohet një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një Kullë Vrojtimi duke e rritur kështu ofertën turistike të këtij rajoni. Në fund të majit Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të ditur se nga procedura e hapur në muajin shkurt ishte shpallur kompania fituese që do të bëjë zbatimin e këtij projekti për një vlerë 5.5 milionë euro përfshirë edhe TVSH-në.

Fituese ishte Alba Konstruksion teksa në tender morën pjesë edhe Fusha sh.p.k dhe Valona Konstruksion shpk & T.T.Sh.-Inshaat. Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda qershorit të vitit të ardhshëm.

Ky projekt i dedikuar në Ksamil është pjesë e programit Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin dhe FSHZH argumentoi se Qendra e Mirëseardhjes që parashikohet të vendoset në qytetin bregdetar të Ksamilit është krijuar për të shërbyer si një qendër e gjallë për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative.

“Duke përbërë dy struktura të dallueshme – Qendrën e Mirëpritjes dhe Kullën e Vëzhgimit – projekti integron pa probleme hapësirat publike me shumëllojshmëri funksionale” thuhet në njoftim.

Qendra e Mirëseardhjes

Por çfarë parashikohet të jetë e integruar brenda kësaj qendre?

“Një strukturë dinamike, me shumë nivele, Qendra e Mirëseardhjes ofron hapësira të ndryshme për angazhimin e publikut:

Kati përdhes: Një treg i hapur me një plan urbanistik fleksibël lejon shitësit lokalë, panairet sezonale dhe mbledhjet e komunitetit. Baret dhe zonat e ndenjëseve të integruara krijojnë një atmosferë të gjallë.

Kati i parë: Pret një Shkollë Verore Arti, duke ofruar ëorkshope krijuese, ekspozita dhe ngjarje kulturore.

Kati i dytë: I dedikuar sportit dhe fitnesit, me zona stërvitore, dhoma zhveshjeje dhe të gjitha ambientet e nevojshme sportive.

Tarraca e tavanit: Një hapësirë e gjithanshme në natyrë, e adaptueshme si për aktivitetet sportive ashtu edhe për ngjarjet në komunitet, duke maksimizuar mjedisin piktoresk bregdetar të Ksamilit.

“Duke qëndruar si një pikë referimi vizuale dhe funksionale, Kulla e Vëzhgimit shërben për qëllime të shumta:

Qendra Informative e Turizmit, që ofron udhëzime dhe të dhëna për vizitorët.

Platforma e shikimit panoramik, duke përfituar nga lartësia e kullës për pamje mahnitëse të bregdetit. Zona e Bar & Lounge, duke ofruar një mjedis të relaksuar me pamje piktoreske. Zonat e ruajtjes dhe shërbimit, duke mbështetur nevojat operacionale të qendrës. Qarkullim vertikal, duke siguruar akses të qetë në të gjitha nivelet” thuhet në shpjegimin e FSHZH.

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik ka nisur prej disa vitesh dhe mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 63.8 milionë euro dhe mbështet disa aktivitete në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 85.2 lekë dh...

08:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI